Kur je tu zgjedh fustan per nje event t’rendesishem, nuk mjafton veç me t’pelqy modeli.
Fustani i duhur duhet te vere ne pahe linjat sa ma mire qe eshte e mundur ne trup, me u pershtat me eventin edhe me stilin tand personal.
Shpesh na ndodh me pa naj fustan super t’bukurt n’foto, po kur e provojme… s’eshte ajo qe e kemi prit. Jo çdo fustan i rrin mire seciles, edhe kjo eshte krejt normale.
E para qe duhet me e mendu eshte: çfare eventi eshte? Dasem, fejese apo naj mbramje elegante? Per evente ma luksoze, fustanat e gjate me prerje elegante jane gjithmone top zgjedhje – sidomos ne materiale si sateni, kadifja apo tyli.
Nese deshiron me u ndihe rehat e mu dok bukur, mundesh me zgjedh diçka ma minimaliste edhe ma komode.
Forma e trupit ka shume rendesi.
Nese don me e theksu belin, zgjedh fustana me prerje n’mes. Nese je ma e gjate, mundesh me lujt pak me modele me prerje anash ose me fund ma voluminoz.
Ngjyra? Shume e rendesishme. E zeza, bordo, bezha apo emerald jane gjithmone safe choice.
Po nese don me u dallu e me marre krejt vemendjen – shko me t’kuqen
Fustani i kuq eshte vet qendra e vemendjes – t’jep vetebesim, energji edhe nje elegance qe verehet menjehere. S’ke nevoje as per shume aksesore, se vet fustani ben punen.
Gabimi ma i madh? Me u fokusu veç te pamja edhe me harru rehatine. Nese fustani t’ngushton, t’pengon me ec apo me u ndi rahat – harroje.
Sado i bukur me qene, nuk ka me t’bo me u ndi mire.
Gjithmone zgjedh diçka qe jo veç duket bukur, po edhe t’bon me u ndi rehat, confident edhe vetvetja.
Ne fund te dites, fustani ma i mire eshte ai qe t’rrin ty mire – jo veç ne sy t’tjereve, po edhe n’ndjenje.
Trendet vijne e shkojne, po stili edhe vetebesimi jane gjithmone in.