Trend Alert: Çka po kthehet ne mode?

Trend Alert: Çka po kthehet ne mode?

Vintage, denim, cargo po kthehen edhe po duken ma fresh se kurre! 

Posti i rradhes Posti i kaluar

Vintage, denim, cargo po kthehen edhe po duken ma fresh se kurre!

Sot po e shohim qarte qe moda eshte ciklike çdo 20 vjet po na rikthehen trendet qe dikur i kemi quajt “old school”, e tash po i konsiderojme “must-have”.


Vitet ‘90 dhe 2000 jane rikthy fuqishem, jo veç ne rruge, po padyshim qe ky rikthim eshte motivuar nga rrjetet sociale, Instagram e sidomos ne TikTok, ku inspirimi prej stilit te vjeter po merr jete te re.
 
Vintage, denim total look dhe pantallonat cargo jane tu dominu çdo outfit, dhe krejt kjo nuk eshte rastesi.
 Njerezit sot po kerkojne ma shume individualitet, s’po dojne me u dok si krejt tjeret, nderkohe qe nostalgjia dhe ndikimi i rrjeteve sociale po i shtyn keto rikthime.

Denim-i, qe kurre s’del prej mode, tash po vjen edhe ma bold. Po shohim gjithkah baggy jeans, funde maxi ,jakne oversized dhe sidomos kombinimin “denim on denim”. 

Skinny jeans jane pak ma anash tash per tash, sepse fokusi eshte te format ma te lirshme, ma relaxed dhe shume ma comfy. Ne anen tjeter, pantallonat cargo, direkt prej viteve 2000, jane rikthy fuqishem me ate stilin e tyne praktik dhe urban. Me xhepa te medhenje  dhe vibe pak utilitar, ato po behen zgjedhje perfekte per perditshmeri, sepse jane komode, praktike dhe kombinohen lehte me crop tops, taka apo sneakers, krejt varet prej stilit qe don me e kriju.


Vintage, denim dhe cargo nuk jane veç trende te momentit  jane rikthim i nje epoke, po me nje energji krejt t’re dhe shume ma personale.