Termet dhe Kushtet e Përgjithshme

1.DERGESA E POROSISE

1.1 Urdhërat dhe porositë do të dërgohen duke përdorur shërbimin postar të përzgjedhur nga LIFESTYLE me diskrecionin e tij. Urdhërat realizohen dhe dorëzohen nga e hëna deri të premten, duke përjashtuar fundjavën si dhe festat zyrtare.

1.2 Aktualisht, LIFESTYLE ofron shitje të produkteve vetëm brenda Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përveç kësaj, LIFESTYLE nuk do të përpunojë një Urdhër të Blerjes në të cilin adresa nuk është e saktë ose nuk është e plotë.

1.3 Kostoja e dërgesës (nëse aplikohet) do të shfaqet së bashku me shpenzimet e tjera që lidhen me blerjen dhe porosinë në fund të formularit të porosisë, para konfirmimit të Urdhërit të Blerjes.

2. PRANIMI I PRODUKTIT

2.1 Konsumatori do të kontrollojë produktet menjëherë në momentin e dorëzimit për të përcaktuar konformitetin me Urdhërin e dhënë.

2.2 Konsumatori duhet të njoftoj LIFESTYLE për çdo defekt të mundshëm (p.sh. paketimi tregon dëshmi të dëmtimit, dëmtim i produktit ose dallimet në mes të produkteve nga ato të porositura sipas Urdhërit të Blerjes).

2.3 Nëse një ose disa produkte të dorëzuara janë të ndryshme nga ato të urdhëruara ose janë të dëmtuara, Konsumatori duhet të informojë menjëherë LIFESTYLE duke kontaktuar Shërbimin për Përkujdesjen ndaj Konsumatorit ne email adresë apo numër telefoni.

2.4 Në rastin e nderrimit të produktit, Konsumatori duhet të ndjekë me kujdes procedurat e nderrimit të vendosura nga LIFESTYLE. Ne këshillojmë Konsumatorët të kontaktojnë Shërbimin për Përkujdesjen ndaj Konsumatorit për udhëzime dhe sqarime të nevojshme.

3. NDERRIMI I PRODUKTIT

3.1 Konsumatori ka të drejtë të ndërrojë produktin nga Urdhëri i tij, në rast të mospërputhjes (konformitetit) në mes të produktit të porositur dhe produktit të pranuar, duke i ndërruar produktet që ka marrë në LIFESTYLE katërmbëdhjetë (14) ditëve nga data kur këto produkte janë dorëzuar. Produkte e përdorura, të personalizuara ose të bërë me porosi nuk mund të kthehen.

3.2 Në lidhje me produktet që ndërrohen, Konsumatori mund të përdorë pikat e shitjes apo dyqanin online. Konsumatori është përgjegjës dhe merr të gjitha rreziqet që kanë të bëjnë me dërgesën, duke përfshirë vonesat.

3.3 Nëse ndrrimi bëhet në përputhje me të gjitha kushtet e mësipërme, produkti nuk është i përdorur dhe/ose dëmtuar dhe është bërë brenda afatit si dhe ka etiketen e vendosur, LIFESTYLE do të lejoj ndërrimin e produktit nga Konsumatori me shumën e paguar duke filluar nga koha që LIFESTYLE pranon dhe inspekton produktet e Konsumatorit.

4. PËRGJEGJËSIA PËR PRODUKTIN

4.1 LIFESTYLE nuk do të jetë përgjegjës për dëmet eventuale të Produkteve të shkatuara si pasojë e transportuesit.

4.2 LIFESTYLE nuk do të jetë përgjegjës ndaj Konsumatorit ose përdoruesve ose shfrytëzuesve të mëvonshëm për ndonjë dëm, humbje ose kërkesë, qoftë direkte, indirekte ose pasuese, qoftë për dëmtim të pronës ose personit, në çfarëdo çështje dhe Konsumatori me këtë heq dorë nga çdo kërkesë e tillë në emër të tij dhe në emër të cilitdo person ose palë të cilit i transferon produktet.

4.3 Në asnjë rrethanë, LIFESTYLE nuk do të jetë përgjegjës për kërkesat për dëmshpërblim, qoftë të drejtpërdrejtë, të menjëhershëm, të parashikueshëm, të rastësishëm, konsekuent ose të veçantë, ose për ndonjë shpenzim ose të lindur për shkak të përdorimit ose keqpërdorimit, shitjes ose fabrikimit të produkteve që nuk janë në përputhje me Afatet dhe Kushtet.

5. LIGJI I APLIKUESHËM DHE MOSMARRËVESHJET

5.1 Këto Afate dhe Kushte rregullohen dhe interpretohen sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë.

5.2 Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim që del nga apo në lidhje me këto Afate dhe Kushte duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose jo-vlefshmërinë, do të zgjidhet me arbitrazh në kuadër të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, në përputhje me rregullat e arbitrazhit të Qendrës së Arbitrazhit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Numri i arbitrave do të jetë një, në përputhje me Ligjin i aplikueshëm të drejtës materiale është ligji i Kosovës;

6. KONTAKTI

Për çdo informacion, ndihmë apo ankesë, Konsumatorët mund të dërgojnë një e-mail tek: lifestyle0ks@gmail.com ose kontaktoni Shërbimin për Përkujdesjen ndaj Konsumatorëve ne numrin e telefonit +38349958229;